Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis sot për në SHBA, ku në Nju Jork do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Burime zyrtare të Presidencës së Kosovës bënë të ditur se, “Presidentja Jahjaga do të ketë takime me udhëheqës të lartë amerikanë”.
Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë Presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidentja e Republikës së Kosovës do të mbajë edhe disa ligjërata në Universitetet dhe forumet amerikane.
Saturday, 17 September 2011 11:41