Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 12:48

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga tha se forcimi i sistemit të drejtësisë është kusht kryesor për sundimin e shtetit ligjor. Këto deklarata Jahjaga i bëri në tryezën për sundimin e ligjit, organizuar nga ekspertë të shoqërisë civile.

Presidentja Atifete Jahjaga shprehu përkushtimin e saj personal dhe kushtetues që të punojë shumë, në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë profesinal dhe jashtë ndikimeve politike.

Në tryezën e organizuar nga ekspertë të shoqërisë civile, rreth sundimit të ligjit, presidentja Jahjaga theksoi se krijimi i një gjyqyësie transparente dhe të pakorruptuaruar është standard për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet e dejtësisë.

Sipas presidentes duhet të ngritet besimi në sistemin e drejtësisë dhe të krijohet tradita për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Ndërtimi dhe reforimimi i sistemit të drejtësisë është synim yni për të ndërtuar shtet të mundësive të barabarta, ku sundon ligji dhe zbatimi i tij. Përkushtimi ynë kushtetues dhe i imi persoanl është të ndërtojmë shtet gjithpërshirës, ku sundon ligji dhe aplikimi  paanshëm i tij”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Ndërkaq, Vigan Qorolli. këshilltar i ministrit të Drejtësisë, tha se prioritet i Qeverisë është sundimi i ligjit, si kusht bazë për integrim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, sipas Qorollit, sfidë kryesore mbetet gjendja në veriun e Kosovës.

Tryeza sundimi i ligjit, organizuar nga ATRC, ka për qëllim të rrisë vetëdijen e qytetarëve për qasje në drejtësi. (LajmeShqip.com)