Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 10:14

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se gjatë vizitës në New York ndër vizitat zyrtare ajo ka ndarë edhe dekoratë.

E para e vendit ka ndarë dekoratën për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova” për Sergio Vieira de Mello të cilën e pranoi djali i tij Laurent, i cili njëherësh është President i Fondacionit që mban emrin e babait të tij.

“Falënderova familjen për kontributin e z. de Mello pas luftës në Kosovë, për ndihmën në përballjen me fazën e emergjencës dhe vënien e themeleve për paqe dhe demokraci”.

“Me këtë rast kuptova që lidhja e familjes de Mello me Kosovën është edhe më e thellë. Laurent është i martuar me Drenushën, mjeke në Gjenevë, me prejardhje nga Gjakova”.

“Laurent de Mello falënderoi qytetarët e Kosovës për këtë nderim që i bëhet babait të tij”.

“Sergio Vieira de Mello ka shërbyer si administratori i parë i Misionit të OKB-së në Kosovë. Ai ka vdekur në një sulm kundër selisë së OKB-se në Bagdad në vitin 2003,” ka shkruar Jahjaga në Facebook, njofton Klan Kosova.