Lajme Shqip Wednesday, 05 August 2015 12:39

Lideri i Listës Srpska Aleksandar Jablanoviq ka thënë se serbët e ndjekur nga Kroacia kanë gjetur shpëtim kur e kaluan lumin Sava, ndërsa serbët e Kosovës e gjetën shpëtimin kur e kaluan lumin Ibër

“Këta janë lumenj që kanë qenë shpëtimtarë për serbët e ndjekur”, ka thënë ai.

Jabllanvoqi ka shtuar se urën e Savës e kanë kaluar 250 mijë serbë nga Kroacia dhe ata nuk janë kthyer kurrë më.

Po këtë fat e ka përjetuar edhe populli serb në Kosovë, ka thënë Jabllanoviq transmeton Koha.net raportin e B92, duke shtuar se serbët e Kosovës kanë pasur më shumë fat pasi Serbia i ka mbrojtur më me përzemërsi.

I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare i kupton vuajtjet serbe, ai është përgjigjur se ajo “ e di mirë se çfarë ka ndodhur Krainën e Kninit, në B e H, në Kosovë dhe çfarë po ndodh sot në Maqedoni”.