Prishtinë – E përditshmja kosovare Koha Ditore sjell atë që përmban drafti i Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Kosovën. “Tri shqetësimet e mëdha të BE-së për Kosovën”, është titulluar shkrimi kryesor në këtë të përditshme.
Liria e kontestuar e shprehjes, krimi organizuar dhe korrupsioni janë shqetësimet kryesore të BE-së për Kosovën.
Në periudhën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjen e zvarritur të Presidentit nga Parlamenti, progres i vogël është arritur sa i përket agjendës së reformave. Zgjedhjet ne vete ishin të karakterizuara me mangësi serioze, të cilat duhen të adresohen.
Gjykata ka luajtur një rol të rëndësishëm me mënyrën se si e ka ushtruar përgjegjësinë e saj, thuhet në mes tjerash në raportin e këtij viti të Progresit, i cili do të miratohet dhe bëhet publik më 12 tetor në Bruksel, shkruan në materialin kryesor e përditshmja kosovare Koha Ditore. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 10:35