Lajme Shqip Thursday, 21 February 2013 09:58

Duket se fansja më e madhe e Orlando Bloom është gruaja e tij, supermodelja Miranda Kerr, shkruan Daily Mail.

Gjatë një ahengu të organizuar para ndarjes së çmimeve Oscar, Miranda është fotografuar duke i dhënë një përkrahje jo edhe aq të zakontë bashkëshortit të saj.

Fotografët kanë vënë në fokusin e tyre, një moment kur Miranda ka vënë dorën në të pasmet e Bloom.

Ky ka qenë një veprim i cili është përfolur më shumë nëpër media, se sa vetë paraqitja e bukuroshes Kerr.