Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 14:24

Sipas televizionit amerikan ABC News, zyrtarët amerikanë kanë kërkuar së fundmi nga gjiganti Toyota, të kuptojnë se pse automjetet e tyre paraqiten në shumë video të grupit terrorist ISIS.

Lukman Faily, ambasador irakian në SHBA, ka deklaruar se gjatë viteve të fundit ISIS ka rritur rëndësinë e vet në Irak dhe Siri, ku ky grup terrorist ka në pronësi qindra pick-up vetura të markës Toyota, transmeton lajmi.net.

 “Ne kemi pyetur për një kohë të gjatë fqinjët tanë, se prej nga po vijnë këto vetura të reja që janë me qindra dhe që bëjnë tërheqje me të katër rrotat?”, ka deklruar Faily.

 Por ISIS gjithashtu i njohur si Shteti Islamik, ISIL dhe Daesh, nuk është i vetmi grup terrorist në botë që favorizon këto lloj të veturave.

 Siç Ravia Somaiya kishte theksuar në Newsweek gjatë vitit 2010, Toyota Hilux pick-up ka qenë fiksim i përhershëm i disa lëvizjeve ekstremiste gjatë dekadave të fundit.

 “Toyota Hilux është kudo”, ka deklaruar Andreë Exum, ish-marins i ushtrisë amerikane i cili tani mban pozitën e zëvendës ndihmës i sekretarit amerikan të mbrojtjes për politika në Lindjen e Mesme.

“Hiluxi është veturë e shpejtë e manovrueshme ku mund të ngarkohen në të sasi të mëdha armatimi dhe të montohen mitraloz të kalibrit 50 që me lehtësi shpon mjetet e blinduara”, ka deklaruar Alastair Finlan që është i specializuar për studime strategjike pranë universitetit Aberystwyth në Britani të Madhe.