Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 13:18

Serbët e ish-ministrit Jabllanoviç kërkojnë që të marrin drejtimin e ushtrisë dhe shërbimit sekret si dhe pjesë në priovatizimet e mëdha, ndryshe nuk do të votojnë ligjin për kthimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Republikës.

Siç bën të ditur Kurir, lista “Srpska” nuk do të votojë transformimin FSK-së deri sa të mos përmbushen katër kushte e saj.

Kushtet janë: Formimi i Asociacionit të Komunave serbe, emërimi nga radha e serbëve i zëvendësdrejtorit të Agjencisë kosovare të Inteligjencës, zëvendësi i komandantit të FSK-së të jetë serb si dhe ndërprerja e privatizimit nëpër komuna përfshirë Brezovicën dhe Trepçën.

Dushan Janjiç, analist, thotë se Ligi për Ushtrinë është ligj për të cilin kërkohet votimi edhe i shumicës nga grupi i minoriteteve, serbët.