Damask – (E plotësuar) – Zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar se aeroplanët luftarakë të vendit kanë kryer sulme kundër dërgesave të raketave të Sirisë, të planifikuara për Hezbollahun e Libanit, por nuk kanë dhënë shumë detaje, shkruen Euronews.
Zyrtarët amerikanë thonë se Izraeli ka kryer një sulm ajror që kishte në shënjestër armë të mundshme brenda Sirisë.
Zyrtarët e SHBA-së, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se duket se Izraeli nuk pati në shënjestër ndonjë zonë që ka armë kimike.
Të premten, presidenti Barack Obama tha se ai nuk mund të “parashikojë” dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri.
Obama tha se nuk është në gjendje të parashikojë një skenar në të cilin, vendosja e ushtarëve amerikanë brenda Sirisë, do të ishte e mirë për Amerikën apo Sirinë.
Saturday, 04 May 2013 10:52