Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 11:37

I dyshuari për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq, do ta lëshojë sot spitalin.

Në një komunikatë të Iniciativës ‘SDP’ të cilën ai e udhëheqë bëhet e ditur se Ivanoviq pas disa ekzaminimeve mjekësore, sot rreth orës 14:00 do të dal nga spitali i veriut të Mitrovicës dhe do të fillojë masën e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq është shtruar në spital muajin e kaluar pas grevës së urisë që kishte filluar në burg, duke kërkuar në këtë mënyrë t’i mundësohet mbrojtja në liri.