Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 18:16

Beograd – Institucionet e Serbisë në Kosovë do të funksionojnë edhe nëse nuk mbahen zgjedhjet lokale, edhe nëse nuk ka të zgjedhuar,  qeveria do t’i emërojë kryetarët atje”- ka bërë me dije Oliver Ivanoviç, sekretar në Ministrin për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Në anën tjetër i ashtuquajturi Kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ka thënë se qytetarët në Kosovë nuk kërkojnë nga UNMIK-u të organizojnë zgjedhjet lokale.

“UNMIK-u nuk ka organizuar zgjedhjet as për shqiptarët në Kosovë, kurse ne kërkojmë që ndaj nesh të sillet sikurse sillet ndaj tyre”, ka thënë Milloviç. Zgjedhjet në Kosovë duhet t’i organizojë Beogradi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë, nuk është dashur që UNMIK-ut t’i shtrohet një pyetje, përgjigjen e së cilës e kemi ditur që më parë ka thënë Milloviç.