Shkup– Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot priti delegacionin e Kongresit të SHBA-së, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, në përbërje të së cilës janë Dejvid Draer, Dejvid Prajs, Xhim MekDermot, Erik Paullesn dhe Geri Konoli.
Presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, në takim theksoi se vizita e kongresistëve është me rëndësi të veçantë pasi që është në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe qëllimet e saj strategjike.
Anëtarët e Kongresit e riafirmuan mbështetjen e plotë për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, dhe përkushtimit për thellimin e saj në marrëdhëniet partnerike dhe bashkëpunimin me Kongresin, veçanërisht përmes programit House Democracy Partnership (HDP). Duke shprehur falënderim për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore, u theksua se me rëndësi të veçantë është integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO, i cili do të thotë impuls pozitiv për mbarë rajonin, stabilizimin e më tejmë të marrëdhënieve dhe zgjerimin e zonës së stabilitetit dhe sigurisë.
Shefi i shtetit i njoftoi kongresistët me gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, me angazhimet për ndryshimin e status – kuosë në pikëpamje të integrimeve euroatlantike, si dhe me pritjet për periudhën e ardhshme. Presidenti u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin strategjik me SHBA-në i cili nuk është vetëm formal, por esencial, lidhur me vlerat dhe idetë, vizionet identike dhe marrëdhënieve partneriale.
Thursday, 05 April 2012 15:29