Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 21:03

Romë-Kanë rinisur kërkimet në bordin e anijes së përmbysur “Costa Concordia”, që ndodhet pranë bregdetit të Toskanës në Itali.

Operacionet u ndërprenë një ditë më parë ndërsa mjeti lundrues ndryshoi pozicion. Ende 20 persona vazhdojnë të jenë të humbur ndërsa janë konfirmuar tashmë 11 viktima.

Siç raportojnë mediat italiane, ekipet kanë përfunduar kërkimet në nivelin 4 të anijes. Ekspertët thonë se anija është stabilizuar dhe zhytësit janë futur sërish në thellësi.

Ata do të përdorin disa mikroeksplozivë për të hapur më shumë vrima brenda anijës që të kërkojnë për të mbijetuar. Por ndërkohë ekipe të tjera po përgatiten të nxjerrin karburantin nga serbatorët e anijes në mënyrë që të evitojnë një katastrofë të mundshme mjedisore.