Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 18:00

Romë-Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, ish presidenti i Republikës Italiane Oscar Luigi Scalfaro.

Lajmi u dha fillimisht në rrjetin social Twitter, në orën 8 mëngjesit nga një jurist, ish bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

Presidenca e tij ishte mjaft domethënëse. I zgjedhur vetëm dy ditë pas masakrës së Kapaçit, ku humbi jetën gjykatësi i famshëm Giovanni Falcone, me familjen dhe eskortën e tij Skalfaro udhëhoqi vendin në kalimin mes Republikës së Parë dhe të dytë.

I menjëhershëm ngushëllimi i presidentit Giorgio Napolitano, pas publikimit të lajmit. “Skalfaro ka qënë protagonist i jetës politike demokratike për shumë dekada dhe shembull I koherencës ideale dhe integritetit moral”-thuhet në deklaratën e tij. Ngushëllime kanë shprehur edhe kreu I dhomës së deputetëve në Parlament Gianfranco Fini dhe ai I Senatit Renato Schifani. Ceremonia mortore do të mbahet nesër në formë private në kishën Shën Maria, në zemër të Romës.