Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 22:54

Distribuori turk i energjisë elektrike, KEDS, nuk i njeh as politikanët kur është fjala për borxh.

Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, sot i është shkyçur energjia elektrike për shkak të një borxhi që kishte ndaj KEDS-it.

Burime të Gazetës Express, thonë se Beqirit, sot i është shkëputur energjia elektrike për shkak të një borxhi prej 68 eurosh.

Përndryshe, KEDS, ka muaj që ka bërë rregull që pagesa e energjisë elektrike duhet të bëhet brenda afatit të caktuar nga kompania. Përndryshe shkyçja e energjisë bëhet pa marrë parasyshë sa i vogël mund të jetë borxhi.