Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 09:37

Islamabad – Sekretarja ameikane e Shtetit, Hilari Klinton arriti për një vizitë të palajmëruar në Pakistan gjatë kohës kur të dy vendet janë të tensionuara për shkak të vrasjes së Osama bin Ladenit.

Klinton, në Islamabad do të takohet me presidentin, Asif Ali Zardari, me komandantin e forcave të armatosura, gjeneralin Ashfak Kijni dhe me shefin e zbulimit, Ahmed Shuxha Pasha. Në shoqëri të sekretares shtetërore të SHBA-së është kryetari i Këshillit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të SHBA-së, admirali Majkël Mulen.

Që të dy do të angazhohen për një bashkëpunim më të madh në Pakistan, në luftën kundër Al Kaedës dhe talebanëve, në hetimin e fshehjes së gjatë të Osama bin Ladenit, i cili u vra më 2 maj nga komandot amerikane, në Pakistanin Verior dhe në përpjekjet për zgjidhje politike të konfliktit në Afganistan.