Lajme Shqip Tuesday, 12 March 2013 14:02

Londër – Njerëzit që jetojnë në Ishujt Falkland kanë votuar për mbetjen nën sundimin britanik.

Rezultatet preliminare të referendumit dyditor të ishullit reaguan se 98 për qind kanë votuar që të mbesin nën Britaninë, transmeton rel njoftimin.

Vetëm tre votues janë deklaruar kundër.

Rreth 92 për qind të 1 mijë e 672 qytetarëve me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në referendumin, i cili është hedhur poshtë nga Argjentina.

Argjentina konsideron se “Islas Malvinas”, siç i quan Ishujt Falkland, janë pjesë e territorit të saj kombëtar që kanë marrë nga britanikët 180 vjet më parë.

Të dy shtetet kanë zhvilluar një luftë të shkurtër, por të përgjakshme për ishujt në vitin 1982.(LajmeShqip.com)