Juve çfarë do të kishit blerë po të kishit qenë të famshëm dhe të pasur? Disa prej VIP-ave pothuajse kanë blerë gjithçka çfarë ndodhet në tregun e … ishujve.
Po ju sjellim emrat e atyre që zotërojnë ishuj:
– Celino Dion, ka blerë ishullin ILE Gagnon, ku ka ndërtuar edhe këtë shtëpi-kështjellë. Vlera monetare e blerjes së ishullit nuk dihet.
– Eddie Murphy ka blerë në 2007-ën Witness Rooster Cay në Bahamas për 15 milion dollarë.
– Johnny Depp ka zgjedhur pjesë të arqipelagut të Exumas, po në Bahamas, për 3.6 milion dollarë.
– Leonardo Di Caprio ka blerë ishullin e ulët Blackadore në Belize, për 2.4 milion dollarë.
– Mel Gibson ka preferuar ishujt e Fixhit, ku ka blerë ishullin Mago në 2005-ën për 15 milion dollarë.
– Nicolas Cage në 2005-ën ka blerë në Bahamas ishullin Leaf Cay për 3 milion dollarë.
– Ndërsa Shakira, në Bahamas ka blerë ishullin Bonds Cay për 16 milion dollarë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 November 2011 15:00 