Dhjetë ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kanë bërë kërkesë në Gjykatë për të hedhur poshtë aktakuzën.
Nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, ata po pretendojnë se ky dokument ka të meta thelbësore dhe se Prokurorisë i mungojnë provat për të mbështetur më tej atë.
Ish-kryeinspektori Ismet Haliti, si dhe ish-inspektorët: Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kërkesën për hedhje të aktakuzës, të pandehurit e kanë bërë ditë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ndërkaq, të hënën në seancë i kanë kërkuar trupit gjykues që ta marrë për bazë.
Tuesday, 20 October 2015 09:40