Vjenë – Irlanda prej nesër, në periudhë prej një viti do ta marrë kryesimin nga Lituania me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
ESBE-ja ka 56 vende anëtare dhe merret me çështjen për ruajtjen e paqes, vëzhgim të zgjedhjeve, madje deri te kontrolli i armatimit dhe mbrojtjes së lirisë së mediave dhe mjedisit jetësor.
Irlanda kryesimin e saj planifikon ta shfrytëzojë për përforcimin e mbrojtjes së lirisë së mediave, ndërsa veçanërisht vëmendje planifikon t’i kushtojë rolit të Internetit, i cili ishte i rëndësishëm për “Pranverën arabe”.
Gjithashtu, Irlanda planifikon që ta shfrytëzojë përvojën e saj të procesit paqeruajtës me Irlandën Veriore në zgjidhjen e konflikteve të ngrira në rajonet e Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Azerbajxhanit, si dhe të inkurajojë përpjekje ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kryesimi me OSBE-në vjen para kryesimit me BE-në, kështu që dy vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për Irlandën”, deklaroi shefi i diplomacisë irlandeze Imon Gilmor.
Sipas paralajmërimeve, Irlanda planifikon që të organizojë konferenca për lirinë e mediave dhe zgjidhjes së konflikteve.
Saturday, 31 December 2011 16:58 