Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara në botë, dhe po të gjykohet nga fotoja e fundit nuk është vështirë ta kuptosh arsyen pse.
Modelja ruse 25 vjeçare ka treguar një trup perfekt në një pozim të ri për librin ‘Culo’.
E shtrirë lakuriq, barkas, Irina ka kthyer kokën nga kamera ndërkohë që një bojë blu e derdhur, ja mbulon vithet e saj të ngritura lart. Ky libër shfaq 248 fotografi të femrave të ndryshme duke ekspozuar vithet e tyre artistikisht.
Irina e cila frekuentohet me yllin e Real Madridit që prej një viti, i është përkushtuar seriozisht karrierës së saj qëkurse ka pozuar për revistën prestigjioze “Sports” gjatë këtij viti. Mbas këtij bumi të karrierës ajo ka treguar se ka patur oferta të shumta, jo vetëm për modelim, por edhe si aktore. Megjithatë, dëshira e saj është që të punojë si modele.
Libri i xhepit, i quajtur “Culo” do të dalë në shitje më 22 nëntor dhe do të kushtojë 75 euro. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 11 October 2011 17:42 
