Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 07:00

Teheran – Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër sektorit iranian të naftës, ky vend i vlerësoi si “luftë psikologjike” dhe kumtoi se ato do ta përkeqësojnë kontestin për programin e tij bërthamor, transmetuan agjencitë.

“Sanksionet e BE-së kundër naftës iraniane janë luftë psikologjike. Imponimi i sanksioneve ekonomike është i palogjikshëm dhe i pandershëm, por nuk do ta ndal kombin tonë të ekzistojë me të drejtat e tij”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ramin Mehmanparast, duke i marrë parasysh ambicjet e Teheranit në energjetikën bërthamore.

BE-ja sot e ndaloi importin e naftës nga Irani dhe vendosi t’i ngrijë llogaritë e Bankës qendrore iraniane. Në këtë mënyrë, Unioni iu bashkangjit SHBA-së në ndërmarrjen e masave të reja ndëshkuese kundër Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor.