Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 12:53

Tehran – Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, ka thënë se fqinjët arabë të Sirisë duhet ta mbrojnë atë ndaj Izraelit dhe jo Tehrani.
Ai ka thënë se vendet arabe “duhet të qëndrojnë përkrah vëllezërve të tyre në Damask” dhe ka paralajmëruar “një vacuum të madh politik nëse regjimi i Bashar Assadit pëson kolaps”, raporton The Guardian. 
Salehi këto komente i ka bërë gjatë një vizite në Jordan.