Teheran – Irani ka akuzuar sot Perëndimin duke thënë se po bën “luftë ekonomike” kundër tij.
Ministri i Ekonomisë, Shamsedin Hoseini, tha se “armiqtë e regjimit të Republikës Islamike nuk kanë qenë në gjendje të sulmojnë popullin dhe tani duan të sulmojnë ekonominë”.
Komentet e tij vijnë pas konfirmimit të diplomatëve evropianë se ekziston një marrëveshje paraprake për embargo të importeve të naftës nga Irani.
Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhipe, ka thënë se vendimi përfundimtar për këtë ndalesë mund të merret në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet më 30 janar.
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur hapin e Bashkimit Evropian.
Irani eksporton rreth 18 për qind të naftës së tij në Bashkimin Evropian, duke e bërë bllokun destinacionin e dytë më të madh pas Kinës.
Thursday, 05 January 2012 20:00