Lajme Shqip Sunday, 15 January 2012 15:30

Ramadi- Një seri sulmesh me auto-bomba dhe vetvrasës me bomba sot kanë ndodhur në qytetin irakian Ramadi.

Katër auto-bomba kanë shpërthyer në afërsi të xhamisë dhe stacionit policor, ndërsa dy vetvrasës me bomba e kanë aktivuar mjetin shpërthyes që e kanë bartur me vete në stacionin. Pas shpërthimeve burra të armatosur kanë hyrë në stacionin policor, ku ka pasur këmbimzjarr me policinë.

Të paktën pesë njerëz e kanë humbur jetën në sulme vetvrasëse. Forcat e sigurisë e kanë rrethuar stacionin policor, ku janë mbyllur disa persona me dyshim se janë pjesëtarë të Al Kaedës. (LajmeShqip.com)