Tiranë – Gjatë vitit 2010 Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë arritur në 1 milard e 97 milionë dollarë.
Kjo shifër është konstatuar në raportin vjetor të investimeve të huaja të publikuar nga PNUD-i.
Zineb Touimi-Benjelloun, koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, tha gjatë prezantimit të raportit se, në rajon vetëm Shqipëria dhe Maqedonia kanë regjistruar rritje.
Gjatë prezantimit të raportit, zv/ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, tha se, thithja e investimeve të huaja është një objektiv primar i qeverisë.
Sipas raportit, vendet në zhvillim kanë tërhequr pjesën më të madhe të investimeve, rreth 52 %. Investimet globale edhe këtë vit shënojnë rënie me 15 %, krahasuar me periudhën e parakrizës financiare në botë. (LajmeShqip.com)
Monday, 01 August 2011 16:52