New York – Internet Explorer është shfletuesi më i popullarizuar në botë, por së bashku me Mozilla Firefox vitin e kaluar humbën ndikimin e tyre të madh në treg për shkak të Google Chrom, i cili momentalisht ndodhet fuqimisht në vendin e dytë.
Sipas të dhënave të kompanisë analitike StatCaunter, Internet Explorer momentalisht posedon 39 përqind të tregut, Google Chromit i përkasin 27 përqind, ndërsa Moxilla Firefoxit 25 përqind të tregut.
Por këto të dhëna nuk tregojnë shumë mbi gjithë këtë rrëfim.
Internet Explorer në vitin 2011 filloi me 46 përqind ndikim në treg, ndërsa Moxillës i përkaste më shumë se 30 përqind. Të dy shfletuesit humbën një pjesë të ndikimit gjatë vitit, ndërkohë pothuajse gjithçka i takoi Google Chromit, i cili dukshëm vitin e kaluar ka fituar më së shumti.
Wednesday, 04 January 2012 10:45 