Lajme Shqip Thursday, 24 January 2013 15:54

Tiranë – SHBA mbështet integrimin në strukturat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, por bën apel që Shqipëria të ketë kujdes për cështjet etnike. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga ambasadori amerikan Alexsandër Arvizu pas një takimi që pati me kreun e FRD, Bamir Topi.

“SHBA, sikurse e dinë të gjithë që mbështesin anëtarësimin e vendeve në euroatlantik dhe nga të gjitha pjesët e lëvizshme është pjesa e dialogut Prishtinë-Beograd, prandaj është e rëndësishme ta mbajmë këtë në lëvizje në drejtimin pozitiv.
Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirqënien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Preshevë a Maqedoni, por ana e kundërt e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Ndaj është absolutisht kritike që tendos integrimin e Ballkanit Perëndimor të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim nga qeveria. Por gjithashtu dhe nga drejtuesit, prandaj është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit vecanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”. u shpreh Arvizu.(LajmeShqip.com)