Bruksel – Eurozona një periudhë të shkurtër do të jetë në recesion gjegjësisht në dy kuartalet e vitit të kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti, thuhet në kumtesën e përbashkët të instituteve udhëheqëse ekonomike evropiane, instituti francez INSE, ai gjerman “Info-a” dhe ai italian “Instata”.
Institutet e zvogëluan parashikimin e publikuar në tetor dhe tani presin që bruto prodhimi vendor (BPV) i 17 vendeve-anëtare të eurozonës në kuartalin e katërt të vitit 2011 të bie për 0,3 përqind, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2012 të ulet për 0,2 për qind.
Në kuartalin e dytë të vitit, institutet parashikojnë që të realizohet rritje e BPV-së prej 0,1 për qind.
Institutet theksojnë se edhe konsumi gjatë tre muajve të fundit të vitit 2011 në eurozonë do të shënojnë rënie prej 0,1 përqind, dy kuartalet e këtij viti do të stagnojnë.
“Ndaj shpenzimit negativisht ndikon konsolidimi fiskal dhe keqësimi i kushteve të tregut të punës”, thuhet në kumtesë.
Sipas të dhënave të Eurostatit, eurozona gjatë kuartalit të tretë të vitit 2011 ka realizuar rritje ekonomike vetëm prej 0,1 për qind.
Thursday, 12 January 2012 13:00