Tiranë – Sipas statistikave të INSTAT, indeksi i çmimit për produktet e konsumit gjatë muajit Prill është ulur me 0.1% krahasuar me një muaj më pare, ndërsa është rritur çmimi i frutave dhe tarifa ujit.
Një ulje prej 0.4% ka patur për ushqimet dhe pijet alkoolike. Në këtë grup është ulur më tepër çmimi i kastravecit, qepëve të njoma, sallatës jeshile, specave etj.
Por gjatë këtij muaji ka patur një rritje të çmimit për frutat dhe më konkretisht për bananet, dardhat, mollët etj, me rreth 3.4%.
Gjithashtu një rritje të madhe ka patur në grupin ‘lëndë djegëse, qera ujë dhe energji’ ku janë rritur tarifat e ujit të pijshëm me 6.9%.
Sipas statistikave një rritje ka patur edhe për çmimin e medikamenteve mjekësore me 1.3%, ndërsa një ulje të çmimit prej 0.1% ka patur për ëmbëlsirat, vajrat, veshjet etj.
Tuesday, 08 May 2012 15:30