Tiranë – Instituti i Statistikave raporton se deri tani ka përfunduar numëerimi i 535.300 ose 52 % të banesave në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas raportimeve nga terreni, bëri të ditur zëdhënësja e INSTAT-it gjatë një konference për shtyp, Vjollca Simoni, procesi i censusit ka patur performancën më të lartë në Berat, Dibër, Pogradec dhe Lezhë. Simoni tha se në Tiranë ka përfunduar procesi i numërimit të banesave në 50.2 % të totalit.
“Sigurisht një proces madhor siç është censusi, ka edhe problematikën e vet . Në disa raste, janë dashur pyetësor dhe anektues shtesë për shkak të intensitetit më të lartë të banesave në disa zona”, tha Simoni. Por, theksoi Simoni, strukturat përkatëse të INSTAT-it kanë marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që procesi të vijojë normalisht.
INSTAT fton të gjithë qytetarët ti hapin dyert anketuesve për të përfunduar këtë proces me sukses”, u shpreh Simoni.
Censusi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur datë 1 tetor në terren. Për këtë proces masiv në terren janë po punojnë rreth 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 koordinatorë lokalë.
Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit të Shqipërisë në një kohë të caktuar. Ai është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës. Censusi është një nga veprimtaritë statistikore më të rëndësishme, e cila siguron një informacion të detajuar mbi numrin dhe strukturën e popullsisë, e krahasueshme edhe në njësi shumë të vogla gjeografike. Censusi nuk është i lidhur me regjistrat e taksave, pensioneve, pronësisë, shpërndarjes se energjisë elektrike apo statusit të emigrantit.
Tuesday, 11 October 2011 15:19