Tiranë- Në ditën e pestë të procesit të regjistrimit të popullsisë, INSTAT njoftoi gjatë një konference për mediat se deri më tani ka përfunduar regjistrimi në 21% të banesave në të gjithë Shqipërinë.
Përsa i përket problematikave të ndryshme që janë vërejtuar në gjatë procesit INSTAT i konsideron ato normale dhe si të tilla nuk kanë asnjë ndikim në mbarvajtjen e llogjikës së censusit.
Edhe njëherë, INASTAT sqaroi se qëllimi i vetëm i mbledhjes së informacionionit nëpërmjet censusit, është hartimi më i mirë i politikave sociale nga ana e qeverisë dhe asgjë tjetër.
Procesi i regjistrimit të popullsisë është kundërshtuar fort nga Aleanca KuqeZi ndërsa ka patur kritika edhe nga partia Drejtësi Integrim dhe Unitet për mënyrën sesi po procedojnë anketuesit e INSTAT në terren.
Wednesday, 05 October 2011 14:19