Nju Delhi – Erërat nga uragani shkaktuan shkatërrime në shtetin më të banuar indian Utar-Pradesh, duke shkaktuar vdekjen e 42 personave, kumtuan autoritetet lokale, të cituara nga agjencitë botërore.
Era me shpejtësi, në momente, edhe prej 80 kilometrave në orë, shkatërroi shumë banesa dhe ndërtesa të tjera, rrëzoi drunj dhe e ndërpreu furnizimin e energjisë elektrike.
Gjatë stuhisë më të madhe në Utar-Pradesh është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, ndërsa njëri nga aeroportet përkohësisht është mbyllur.
Shumicën e viktimave, vdekja i gjeti nën ndërtesat e rrënuara dhe drunjtë e rrëzuar.
Gjashtë persona janë lënduar nga rrufeja.
Autoritetet premtuan se familjeve të të vdekurve do t’u paguajnë dëmshpërblim në vlerë prej 100. 000 rupëve (rreth 2. 500 dollarë).
Sunday, 22 May 2011 14:12