Tetovë – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka thirrur për sonte mbledhje urgjente të kryesisë së ngushtë partiake dhe funksionarëve të lartë qeveritar për të diskutuar mbi incidentin e fundit të rrahjes së nxënësve shqiptarë në Shkup. 
Një zyrtar i lartë i kësaj partie ka theksuar se takimi është caktuar për të biseduar për ngjarjet e fundit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari Ali Ahmeti.
Zyrtarë të kësaj partie kanë shprehur sot shqetësimet mbi incidentin, pas vizitës së bërë të nxënësve të rrahur në Spitalin e Qytetit në Shkup.
BDI siç mësohet pritet që të sjellë sonte konkluza lidhur me situatën e krijuar. Ndërsa, ndër temat e debatit do të jetë edhe çështja e vlerësimit të pozicionit brenda Qeverisë aktuale.
Thursday, 08 March 2012 19:12