Shkup – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliç të caktuar për të hënën në Beograd.
Kabineti i presidentit të Maqedonisë njoftoi se Ivanov javën e ardhshme do të marrë pjesë në konferencën e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Beograd, me ç’rast pritet të ketë takimin e parë me homologun e tij serb Nikoliq.
Sarajevë – Kryesuesi me Presidencën e BeH-së, Bakir Izetbegoviq deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në Beograd më 11 qershor në inaugurimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliç, sepse, siç theksoi, paraqitjet e tij të para nuk i kanë dhënë optimizëm.
“Presidenti Nikoliç në periudhën e kaluar deri diku e ka ndryshuar retorikën, por me deklaratat për Srebrenicën dhe Vukovarin, por edhe me kombin malazez, përkujtoi në anën e errët të veprimit të tij politik. Në rast të, duam të shohim dhe të bindemi se me të vërtetë i ka ndryshuar qëndrimet, e për këtë duhet kohë”, tha Izetbegoviç
Ai në deklaratë për mediat turke tha se BeH-ja dhe Serbia janë fqinjë, të cilat duhet të vazhdojnë të bëjnë hapa drejt rikthimit të besimit”, tha Izetbegoviq. Në inaugurimin e presidentit Nikoliq, siç është komunikuar më herët në kumtesë, nuk do të vijë presidenti i Sllovenislë, Danilo Tirk, si dhe as presidenti kroat Ivo Josipoviq. Ardhjen e ka paralajmëruar presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. (LajmeShqipcom)
Friday, 08 June 2012 19:40