Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 18:59

Tiranë – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu kanë shprehur sot në një konferencë të përbashkët dhimbjen dhe solidaritetin për ndarjen nga jeta të kapitenit Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan.

Ministri Imami vlerësoi punën dhe profesionalizmin e Voglit, ndërsa e cilësoi humbjen e tij si çmimin që populli shqiptar duhet të paguajë në funksion të sigurisë ndërkombëtare.

“Kapiten Feti Vogli luftoi me përsosmëri dhe profesionalizëm, ra në në krye të detyrës. Kapiten Fetiu dha jetën si trim, siç vdesin burrat shqiptar, si hero. Ky është çmimi i shtrenjtë që populli shqiptar paguan për lirinë, paqen dhe sigurinë e tij”, tha Imami.

Shpresoj që do ta kapërcejmë këtë humbje tragjike. Ambasadori Arvizu përcolli solidarizimin e SHBA dhe mbështetjen e popullit amerikan për këtë humbje tragjike. Sigurisht që i urova shërim të shpejtë për ushtarët amerikanë të plagosur gjatë sulmit, u shpreh Imami.

“SHBA dhe vendet anëtare dhe të NATO-s na kanë shprehur solidaritetin në këtë moment të vështirë për forcat e armatosura shqiptare. I urova ambasadorit amerikan shërim sa më të shpejtë rë ushtarit amerikan të plagosur dje. Komandant Vogli dha jetën si trim, sic vdesin burrat shqiptar, një hero. Ai ishte një ushtarak i shkëlqyer, luftoi me vendosmëri dhe profesionalizëm. Ky është cmimi i shtrenjtë që duhet të paguajë populli shqiptar për sigurinëe tij dhe në botë. Ne do të vazhvojmë me angazhimin tonë në NATO dhe do qëndrojmë përkrah SHBA-së në cdo betejë”, tha Imami.

Ndërsa Arvizu në fjalën e tij shprehu se kjo është jë humbje e madhe, ndërsa shpehu mbështetjen për familjet e komandove dhe si mbështetje të forcave të armatosura.

“Sot gjendemi me emocione të përziera , për humbjen e Voglit dhe plagosjen e Pecit, por me një krenari të madhe. Ne të gjithë mund të krenohemi se këto forca shqiptare kanë qenë në mision të përbashkët me ato amerikane. Kam zhvilluar vizitë në familjet e dy komandove dhe kemi qenë në kontakt me ministrin Imami, gjeneral Gjunkshin, dhe kryeministrin Berisha. Mbi të gjitha ofrojmë mbështetjen për familjet e tyre dhe gjithë ato forca që drejtohen nga general Gjunkshi dhe për gjithë popullin shqiptar në këtë mision të përbashkët. Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë gjithmonë mbështetjen tone” përfundoi Arvizu.

Ambasadori Arvizu theksoi domosdoshmërinë që në këto momente të vështira të bashkohen forcat në mbështetje të misionit të përbashkët që Shqipëria ka në Afganistan më forcat amerikane.

“Sot gjendemi këtu me emocione të përziera, nga njëra anë e kemi zemrën të rrënuar nga humbja e Kapiten Voglit dhe plagosja e Nëntetar Pecit, por gjithashtu janë të mbushura me krenari të madhe për këta ushtarakë”, deklaroi zoti Arvizu.