Prishtinë – Gjatë aksionit rutinor të inspektorëve të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicionale (AKPM) në Barnatoret Private në Kryeqytetin e Kosovës, Ispektorati Farmaceutik për Produkte dhe Paisje Medicinale (IFPPM-FPPM) ka zbuluar se është duke u shitur produkti farmaceutik Tetabulin-Tetagam (Imunoglobulin Humane) i falsifikuar.
Në treg ky produkt shitet me emrin ”Tetagam-P” dhe përdoret për imunizimin e pacientit ndaj Tetanusit, me rastin e lëndimeve trupore.
Në paportin urgjent që kanë bërë inspektorët për këtë gjetje, një kopje të të cilit e ka siguruar portali Lajmeshqip.com, thuhet: “Produkti i falsifikuar nuk i përgjigjet asnjë parametri fizik dhe të dokumentacionit të asnjë formati dhe pamjeje të ndonjë produkti që prodhohet te të gjithë prodhuesit e produkteve medicinale. Prova momentale e denatyrimit në temperatura mbi 42 gradë celsius rezulton si negative”.
Krejt çka dihet për këtë produkt është se emri i mbrojtur ose gjenerik i tij është “Imunoglobulin humane” dhe se numrat e serisë, me të cilët është hasur deri më tash në treg, janë 44755036 ose 25645828.
Nuk dihet se nga kush prodhohet, kush e shet, kush e rimbledhë në rast të skadimit të afatit, që në mostrat që zunë inspektorët shkruan që skadon në vitin 2013.
Saturday, 28 May 2011 23:33