Reduktimi i EULEX-it në qershor të këtij do të sjellë shtim të përgjegjësive të gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.
Kreu i pushtetit gjyqësor në Kosovë Enver Peci, pret që pas ristrukturimit të EULEX-it të fillojë një fazë më intensive e koordinimit të veprimeve me komponentin drejtësisë të këtij misioni.
Këto ndryshime sipas Pecit përfshijnë krijimin e trupave të tjerë në të cilat do të kenë përgjegjësi të shtuara gjykatësit dhe prokurorët kosovarë.
Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi thotë se ende po shqyrtohet çështja e ristrukturimit të misionit dhe komponentët e saj.
“ EULEX-i po hyn në një fazë të re të ristrukturimit. Ende nuk mund të flasim për shifra ose detyrat e reja. Por, mund të them se prioritet mbetet forcimi i gjykatave në veri”-ka deklaruar Krasniqi.
Ristrukturimi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit gjithashtu pritet të përfshij edhe mbetjen e EULEX-it pa strukturën e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë punuar më herët si staf i misionit të OKB-së në Kosovë.
Tuesday, 03 April 2012 14:00