Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 09:30

Paris – Evropa dhe Azia në fillim të vitit të ardhshëm do të ballafaqohen me rënie të rritjes ekonomike, parashikojnë ekspertët e Institutit francez për financa ndërkombëtare (IIF).

“Kuartali i parë i vitit 2012 do të jetë në shenjë të recesionit në Evropë, ndërsa në SHBA dhe në Azi do të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike. Rritja ekonomike në ekonominë botërore do të rritet me 2,8 përqind,” theksohet në raportin e IIF-së.

Si shkaktarë për ngadalësimin e rritjes ekonomike në vitin 2012 theksohen kriza ekonomike dhe rritja e ngadalësuar ekonomike në kontinentin aziatik.

“Vendet-anëtare në eurozonë në gjysmën e parë të vitit 2012 do të duhet të ballafaqohen me katër sfidat kryesore: recesionin, rifinancimin e borxhit, përshtatjen e reformave buxhetore dhe ristrukturimin e borxhit grek”, thekson IIF.

Anëtarë të IIF janë 450 bankat më të mëdha botërore, ndërsa Instituti në muajt e fundit pati rol të rëndësishëm në negociatat për borxhin grek.