Prishtinë-Instituti Demokratik i Kosovës publikoi raportin gjashtëmujor për punën e Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve për periudhën korrik-dhjetor 2011.
Në këtë periudhë Kuvendi ka mbajtur 24 seanca plenare dhe 2 të jashtëzakonshme, ndërsa ka miratuar 65 ligje në shqyrtim të dytë dhe vetëm 25 në shqyrtim të parë.
Kuvendi i Kosovës për periudhën korrik – dhejtor 2011, nuk arriti ta realizojë as gjysmën e planit të punës së paraparë, deklaroi Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës, gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor për punën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, plani i punës së Kuvendit, i cili parashihte miratimin e 148 ligjeve, nuk është realizuar as 50%:
Sipas KDi-së, për vërejtje të vecantë është miratimi i rregullores për punën e mediave në Kuvend. Isuf Zejna tha se KDI ka kërkuar që kjo rregullore të rishkruhet përsëri.
Sa i përket vlerësimeve individuale të punës së depuetëve, më aktivi doli se ishte deputeti nga radhët e LDK, Sabri Hamiti, derisa më pasiv, Azem Syla nga PDK.
Në raport thekohet më tutje se Kuvendi mbajti 24 seanca plenare, dy të jashtëzakonshme dhe dy solemne, ndërkaq vërehet rritje e punës së komisioneve parlamentare, veqmas atyre të ekonomisë dhe bujqësisë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 15:30