Lajme Shqip Monday, 30 July 2012 14:32

Prishtinë – Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës. Ai është zgjedhur unanimisht nga anëtarët e Këshilli Drejtues i UP-së.

Këshillit sot ka intervistuar pesë kandidatë që kanë konkurruar dhe më pas do të votojë për zgjedhjen e njërit prej tyre.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar përveç Ibrahim Gashit edhe Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu dhe Isa Elezaj.

Nga lista për postin e rektorit janë eliminuar dy kandidatë: Valon Murtezaj dhe Fadil Maloku me arsyetimin se nuk e kanë pasur të kompletuar dokumentacionin që kërkohej me konkurs. (LajmeShqip.com)