Një milioner i vet shpallur është shfaqur në një program televiziv duke pretenduar se kishte fituar lotarinë.
Vladimir Wilson krijoi një jetë imagjinare duke përdorur mediat sociale në të cilat postonte foto me jahte private,ora të shtrenjta dhe makina luksoze.
27 vjeçari pretendonte se kishte fituar 5.6 milion paund në një lotari gjatë daljes së tij në reality show anglez “Judge Geordie”, transmeton Express.
Por ditën e sotme u zbulua se në fakt Vladimir ishte një njeri i papunë i zhytur në borxhe që jeton në një apartament të vogël në lindje të Londrës dhe se u shtir sikur fitoi lotarinë që të kalonte kohë me personazhet e famshëm dhe të pasur.
Wilson i tregoi prezantueses së “Judge Geordie” rrobat e tij firmato dhe shtëpinë luksoze.
Friday, 24 July 2015 08:55 



