Budapest – Gjatë kësaj fundjave moti i ftohtë mori jetën e tre viktimave në Hungari.
Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme në vend, ka marrë fundjavën e kaluar mbi njëqind njoftime të qytetarëve për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të rrëmbyeshme të borës.
Zëdhënësi i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Hungari Marton Hajdu mbrëmë, duke i analizuar të dhënat për 24 orët e fundit, deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë pasur 190 aksione të shpëtimit teknik, prej të cilave në 110 raste janë shpëtuar persona, ndërsa në 80 raste automjete.
“Në aksionet e shpëtimit, si dhe në të gjitha aktivitetet e tjera të lidhura me pastrimin e borës janë angazhuar 1.600 automjete dhe mbi 4.000 persona, para së gjithash pjesëtarë të policisë dhe të mbrojtjes civile, zjarrfikës, ushtarë, si dhe vullnetarë”, tha Hajdu.
Monday, 06 February 2012 09:45