Lajme Shqip Monday, 09 December 2013 17:42

Këngëtarja dhe modelja bukuroshe, Afërdita Dreshaj, kohëve të fundit ka qenë e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, duke mos përjashtuar as sflitatat e ndryshme në vende të ndryshme të botës.

Sigurisht se këto angazhime, i kanë sjelle fitime të mëdha asaj. Afërdita, duket se pëlqen të jetë sa më “in”, duke mos përjashtuar as teknologjinë. Ajo nuk ka pritur që një “Iphone 5s” t’i bëhet dhuratë, shembull nga i dashuri i saj çek Jakub Kindl, pse jo edhe ndonjë familjar apo mikë i ngushtë, porse ka zgjedhur që t’ia bëj veti dhuratë.

Megjithatë, bukuroshja në fjalë, ka blerë për vete një iphone të tillë, dhe si zakonisht ajo nuk ka përtuar që për këtë gjë t’i njoftojë edhe fansat e saj.

“Nje dhuratë për veten time”, ka shkruar ajo.