Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 08:01

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni e ka falënderuar Rusinë, respektivisht ambasadorin rus në OKB, i cili, sipas Hysenit, sonte i bëri një shërbim Kosovës.

Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Hyseni ka thënë se ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin dhe Moska i bënë reklamë pa pagesë Kosovës duke e vënë re praninë e saj si e barabartë.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit është më shumë se e rëndësishme. Ne u trajtuam si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Ishim të ulur sipas alfabetit, dhe u ulëm në rend para shumë shteteve që nuk na njohin”, ka thënë Hyseni, raporton Koha.net.

Ai tha se po e shfrytëzon pjesëmarrjen e tij në New York për të lobuar për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në EURPOL dhe INTERPOL.