Lajme Shqip Saturday, 24 December 2011 10:20

Uashington – Marrëveshja për sistemim e mburojës mbrojtëse raketore amerikane në Rumani hyri dje në fuqi, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Aeroplanët gjuetarë do të sistemohen në bazën ajrore Deveselu në pjesën jugore të Rumanisë.

Departamenti i Shtetit thekson se shfrytëzimi i bazës ushtarake amerikane dhe bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Rumanisë do të japë kontribut të madh ndaj orvatjeve mbrojtëse raketore, të cilat i bën NATO.

Sistemi i elementeve nga mburoja antiraketore amerikane në Rumani dhe Poloni shkakton kundërshtim të ashpër nga ana e Rusisë, të cilën e konsideron për rrezikim të sigurisë së saj kombëtare.

SHBA-ja ndaj këtyre akuzave u përgjigj se mburoja shërben si mekanizëm preventiv për sulme potenciale nga ana e Iranit.