Itali – Këto kanë qenë ditë rrëfimi për show-girl-in zviceriane Michelle Hunziker.
Për mikrofonin e radios italiane “Radio 2” ajo ka dhënë një apel të vërtetë për ish burrin e saj.
Ajo ka rrëfyer se dëshiron ta kalojë mbrëmjen e Krishtlindjeve me ish burrin e saj.
“Duhet të jemi vërtetë të fortë dhe të mendojmë gjithnjë për të mirën dhe dëshirat e fëmijëve tanë. Aurora dëshiron të kalojë një festë Krishtlindjesh me të gjithë familjen time,” ka thënë ajo.
Aurora është fryt i martesës së saj me Erosin.
Nga ai nuk është dhënë ende asnjë përgjigje në publik.
Dihet që Eros këtë vit gjeti dashurinë e tij të re Marica Pellegrinelli dhe u bë baba për herë të dytë me një vogëlushe prej saj. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 November 2011 12:10