Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 08:45

Budapest – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se shteti i tij është i gatshëm për negociata për vërejtjet e BE-së për Kushtetutën e re hungareze, por pret “argumente, e jo mendim politik”.

BE-ja këtë javë kumtoi se politika fiskale e Budapestit është e paqëndrueshme dhe u kërcënua me akuzë për shkak të ndryshimit të Kushtetutës për të cilin thotë se mes të tjerash, kufizon pavarësi të gjyqësisë, Bankës qendrore dhe Agjencisë për mbrojtje të të dhënave.

“Të gatshëm jemi të negociojmë për të gjitha pikat, por nuk na duhet mendim politik por argumente. Kur argumentet e BE-së do të ishin të bindshme, atëherë nuk do të ketë arsye që të veprohet ndryshe”, deklaroi dje Orban.

Ai i hodhi poshtë vërejtjet e Unionit si politike. Orban theksoi se situata e ekonomisë në shtet është “shumë më e mirë sesa shumë të tjerë thonë”. Hungaria është në negociata preliminare me BE-në dhe FMN-në për linje kreditore prej 15-20 mliardë euro.