Lisa Brown ishte një djalosh 11 vjeçar kur humbi biçikletën pasi ra nga një urë mbi një lumë me baltë në Wellfleet, në shtetin amerikan të Massachusetts.
Por pas 42 vitesh biçikleta është rigjetur nga gruaja e Brown, Deirdre Olinger. Gruaja ka treguar për të përditshmen ‘Cape Cod Times’ se bashkëshorti i saj e kishte humbur biçikletën në vitin 1970 kur ra nga një urë në lumin Herring.
“Shkova disa herë për ta kërkuar atë në lumë”, ka thënë Brown që nuk arriti asnjëherë ta gjente në mes të baltës. Por atij ju deshën plot 42 vjet që të kalonin për ta gjetur atë në këtë pranverë në prag të pleqërisë.
Bashkëhortja e tij Olinger po bënte një shëtitje në lumë dhe krejt papritur ka vënë re një biçikletë të ndryshkur të ngatërruar nëpër shkurre, disa qindra metra larg nga ura. Brown ka njohur menjëherë biçikletën e saj dhe e përshkroi sikur të kishte gjetur një mik të humbur prej kohësh.
Monday, 28 May 2012 15:30