Një punëtor i Fabrikës së Tullave “Borovci”, në Crep të Ranillugut, ka humbur dorën e djathtë në vendin e tij të punës. SH. A., i lindur në vitin 1976, që ishte mirëmbajtës i makinave, ka pësuar lëndime të rënda, duke humbur njërën dorë dhe ai pas lëndimeve të marra me nguti është dërguar në QKUK, në Prishtinë.
Siç ka theksuar togeri, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dhe dëshmitarëve okularë dyshohet se viktima nga pakujdesia duke punuar në njërën nga makinat e fabrikës kishte marrë lëndime në dorë dhe si pasojë e goditjes nga makina iu kishte këputur dora, shkruan gazeta Zëri.
“Viktima ishte transportuar në Spitalin e Gjilanit e më pas edhe në QKUK në Prishtinë dhe sipas informatave viktima është jashtë rrezikut për jetë…”, ka thënë togeri Hashani. /Zëri
Thursday, 01 October 2015 08:45